Sonicare HX6972/38 Bedienungsanleitung Seite 153

  • Herunterladen
  • Zu meinen Handbüchern hinzufügen
  • Drucken
  • Seite
    / 252
  • Inhaltsverzeichnis
  • LESEZEICHEN
  • Bewertet. / 5. Basierend auf Kundenbewertungen
Seitenansicht 152
5 Lëvizni ngadalë kokën e furçës nëpër dhëmbë me lëvizje të vogla
para-mbrapa në mënyrë që fijet më të gjata të furçës të futen
midis dhëmbëve (Fig. 8). Vazhdoni me këtë lëvizje gjatë gjithë ciklit
të larjes së dhëmbëve.
6 Për të pastruar sipërfaqet e brendshme të dhëmbëve të përparmë,
anojeni dorezën e furçës në drejtim gjysmë-vertikal dhe kryeni
disa lëvizje vertikale njëra mbi tjetrën në çdo dhëmb (Fig. 9).
7 Filloni larjen e dhëmbëve në seksionin 1 (pjesa e jashtme e
dhëmbëve të sipërm) dhe lajini për 30 sekonda (45 sekonda në
modalitetin e pastrimit të thellë) para se të kaloni në seksionin 2
(pjesa e brendshme e dhëmbëve të sipërm). Vazhdoni larjen e
dhëmbëve në seksionin 3 (pjesa e jashtme e dhëmbëve të
poshtëm) dhe lajini për 30 sekonda (45 sekonda në modalitetin e
pastrimit të thellë) para se të kaloni në seksionin 4 (pjesa e
brendshme e dhëmbëve të poshtëm (Fig. 10)).
Shënim: Për të siguruar larjen e njëtrajtshme në të gjithë gojën,
ndajeni këtë të fundit në 4 seksione duke përdorur funksionin
"Quadpacer" (shih kapitullin "Funksionet").
Shënim: Pasi të keni përfunduar ciklin e larjes, mund të lani për pak
kohë sipërfaqet e bluarjes së ushqimit dhe zonat me njolla. (Fig. 11)
Mund të lani edhe gjuhën, duke e mbajtur furçën e dhëmbëve ndezur
ose fikur, sipas dëshirës.
"Philips Sonicare" është e sigurt për t'u përdorur në:
- Telat e dhëmbëve (kokat e furçës konsumohen më shpejt kur
përdoren tek telat e dhëmbëve).
- Restaurime dentare (mbushje, kurora, këllëfë).
Modalitetet e larjes së dhëmbëve
Modaliteti i pastrimit
Për pastrim të jashtëzakonshëm të përditshëm (modaliteti i
parazgjedhur).
Modaliteti i zbardhimit
2 minuta për të hequr njollat sipërfaqësore dhe 30 sekonda për t'u
dhënë dhëmbëve të përparmë një pamje të shndritshme dhe me
shkëlqim.
153
Shqip
Seitenansicht 152
1 2 ... 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 ... 251 252

Kommentare zu diesen Handbüchern

Keine Kommentare